Guardiola ka respekt për Chelsean

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ata nuk do ta marrim me lehtësi rivalin e sotëm të Ligës së Kampionëve, Chelsean.
“Nuk arrij të mendoj se si do t`i mundim ata, si do të krijojmë shanse dhe të shënojmë. Ne nuk duhet të harrojmë se ata kanë qenë shumë të qëndrueshëm këtu në këtë stadium, duke fituar të gjitha pesë ndeshjet e Ligës së Kampionëve”.
“Ne jemi kampionë për momentin, prandaj çdokush dëshiron të na mposhtë dhe të luajë mirë kundër nesh”, ka thënë Guardiola.