Guardiola, në shënjestër të Interit

Massimo Moratti insiston me ngulm që ta transferojë në Itali trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola.
Trajnerit spanjoll i skadon kontrata me klubin katalunas gjatë verës që vjen dhe ai ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë tek kampioni botëror, evropian dhe spanjoll, edhe një vit apo jo.
Trajneri spanjoll ka thënë se nuk është i sigurt nëse do të mbetet në Spanjë edhe në sezonin 2012/13. Përpos Interit, mediat italiane shkruajnë se interesim për trajnerin e suksesshëm ka shfaqur edhe Manchester Unitedi, i cili e konsideron si zëvendësues ideal të Sir Alex Fergusonit, që ditë më parë i mbushi 70 vjet.