Guardiola në vend të Fergusonit

Pep Guardiola mund të zëvendësojë Sir Alex Fergusonin në Manchester United pas pensionimit të 70 vjeçarit, ka raportuar tabloidi britanik The Sun të dielën.
Edhe pse strategu katalan përmendet si kandidat për të drejtuar Chelsean pas përfundimit të këtij stinori, një burim i afërt me të ka sugjeruar se Guardiola preferon të punojë në Old Trafford.
“E gjithë historia e Manchester Unitedit, marrëdhëniet e tij të mira me Sir Alex Fergusonin dhe mënyra si udhëhiqet klubi i pëlqen atij”, tha një burim i afërt me Guardiolën për The Sun.