Allen synon të bëhet si Xavi

Mesfushori i Liverpoolit, Joe Allen ka pranuar se ende nuk ka arritur kulmin e formës së tij më të mirë por ka insistuar se synon të kopjojë yllin e Barcelonës, Xavi Hernandez.
Allen është lavdëruar nga menaxheri i Reds, Brendan Rodgers i cili e ka përshkruar si “Xavi uellsian”. Kurse, Allen insiston se dëshiron të bëhet futbollist i madh si Xavi.
“Jam ambicioz dhe përderisa vazhdoj të punoj dhe të zhvillohem pse nuk mund të bëhem i mirë si Xavi? E di se jam larg prej tij tani, por nuk ka arsye të mos mendoj se mund të arrij një nivel të tillë”, deklaroi Allen për Sunday Mirror.