Guardiola nuk kthehet ne stol

Ndërsa te Milani vazhdon situata e tensionuar prej debatit ndërmjet trajnerit Allegri dhe pasardhësit të tij të mundshëm, Inzaghi, ëndrra e presidentit Silvio Berlusconi mbetet Pep Guardiola.
I ngacmuar rreth kësaj çështje, trajneri katalan u shpreh i balancuar, duke mos mbyllur asnjë mundësi: “Nuk i dihet kurrë se çfarë do të ndodhë, ndoshta mund ta drejtoj edhe Milanin. Megjithatë, për momentin them me siguri se këtë vit nuk do të drejtoj asnjë skuadër. Ndihem mirë në Neë York së bashku me familjen time”.
Afrimi i Guardiolës në “San Siro” duket i vështirë jo vetëm prej rrogës që do të merrte trajneri, por mbi të gjitha sepse në gjurmët e ish-trajnerit që shkruajti historinë me Barcelonën është edhe Manchester United, që e cilëson si pasardhës të Alex Ferguson.
Përsa i takon sukseseve te “blaugranat”, Guardiola i minimizoi meritat e tij për lojën dhe titujt e fituar nga skuadra. “Thjesht vazhdova traditën e nisur nga Krujf. Nuk duhet harruar as që kisha në dispozicion lojtarë të mëdhenj, falë të cilëve arritëm të kënaqnim njerëzit. Për Mesin është e vështirë të shprehësh me fjalë emocionet që ndjen kur e sheh duke luajtur”, tha tekniku.
Në fund, Guardiola foli me superlativa edhe për futbollin meksikan. “Nuk duhet të duket e pamundur që një ditë Meksika të shpallet kampione e botës. Pak kohë më parë dukej e paimagjinueshme që Spanja të fitonte botërorin dhe dy herë radhazi Kampionatin Europian. Me futbollin meksikan jam dashuruar gjatë Botërorit 2006, luajnë bukur, zotërjnë topin dhe synojnë futbollin ofensiv”, e mbylli analizën e tij Guardiola.