Juve pa Pirlon Fiorentina me Fernandez

Java e katërt e Serisë A italiane hapet me dy ndeshje. Në orën 18:00 Parma luan me Fiorentinën, ndërsa në 20:45, Juventusi pret në Torino, Chievo-n. Parma kërkon të kthehet te rezultatet pas disfatës 3-1 të javës së kaluar në fushën e Napolit, megjtihatë Fiorentina e Montelas është një prej skuadrave më në formë.
Për “vjollcët” pritet të luajë prej minutës së parë një prej blerjeve më të rëndësishme të merkatos së verës, mesfushori kilian, Mati Fernandez, ndërsa prej faktit se të martën e ardhshme Fiorentina do të luajë kundër rivalëve të mëdhenj të Juventusit, Montela ka zgjedhur të lënë pushim Pasqual e Cuadrado-n.
Në anën tjetër, edhe Juve duhet të presë disa ditë përpara sfidës me ekipin nga Firence. Në fakt, pas paraqitjes pozitive në Champions League, kundërshtari i radhës për bardhezinjtë është Chievo. Skuadra veroneze cilësohet si “macja e zezë” e Juventusit dhe kjo pranohet edhe nga drejtuesi i përkohëshëm i stolit, Massimo Carrera.
Në fakt, “Zonja e Vjetër” nuk fiton përballë Chievos që prej vitit 2009, kur në stol ishte Ferrara. Juventusi kërkon tri pikët, pavarësisht se pritet të ketë shumë ndryshime në formacionin titullar. Lucio, Pogba, Giaçherini, Isla e Quagliarella pritet të luajnë nga minuta e parë, ndërsa Andrea Pirlo do të lihet për herë të parë pushim që prej transferimit në Torino.
Sfidat në Serinë A do të vazhdojnë sipas programit të dielën, me takimin e mesditës ndërmjet Sampdorias dhe Torinos, ndërsa në orën 15:00 mes ndeshjeve të tjera luhen edhe Cagliari-Roma, Inter-Siena e Udinese-Milan, ndërsa në mbrëmje prozhektorët do të jenë te përballja Lazio-Genoa.