Tirana fiton ne Gjirokaster
Artur Lekbello ka debutuar me fitore në stolin e Tiranës. Pavarësisht transfertës së vështirë në fushën e Luftëtarit, Tirana ka arritur të marrë tri pikët e plota falë një goli të shënuar nga sulmuesi Mirel Çota në minutën e 14-të të takimit.
Pavarësisht se në Gjirokastër është luajtur pa tifozë, bardheblutë kanë vuajtur, pasi mbështetja e fansave të Luftëtarit nga jashtë stadiumit nuk ka munguar, ndërsa përballë 24 herë kampionët kishin skuadrën mjaft të motivuar të Nevil Dedes.
Madje vendasit kanë qenë dominues, mbi të gjitha në fraksionin e dytë të lojës, ku kanë pretenduar një 11-metërsh të diskutueshëm të paakorduar nga gjyqtari Sino, si edhe kanë pasur të paktën dy mundësi të pastra për shënim, me Çaçon dhe Shametin që nuk kanë arritur ta dërgojnë topin në rrjetë.
Në këtë mënyrë, Tirana ka fituar 1-0 në sfidën e parë me Luftëtarin pas 6 vjetësh, ndërkohë që gjirokastritët nuk arrijnë të fitojnë përballë kryeqytetasve prej plot 26 vjetësh. Me tri pikët e plota të marra në këtë sfidë, bardheblutë tashmë kryesojnë të vetëm Superligën në kuotën e 10 pikëve dhe janë në pritje të sfidës së Skënderbeut, që të hënën luan në Korçë përballë Laçit.