E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola për të zënë vendi e Aleks Ferguson

Man. Junajtid

Mançester Junajtid është vënë në kontakt me menaxherin e Pep Guardiolës. “Red Devils”-at shpresojnë të bindin teknikun e Barcelonës që të ulet në pankinën e anglezëve pas lamtumirës së Sër Aleks Ferguson. Lajmi bëhet i ditur nga “News of the World”. “Një klub më ka kontaktuar, por nuk bëhet fjalë për para apo për projekte teknike”, ka deklaruar dje menaxheri i trajnerit të katalanasve. Gjithsesi, në garë për të marrë pankinën e Mançesterit është vetëdeklaruar edhe Zhoze Murinjo.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›