E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhën shufra hekuri për skrap, arrestohen

Dy persona janë vënë në pranga për vjedhjen e një sasie shufrash hekuri, të cilat synonin ti shisnin për skrap.

Altin Tola, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Artan Balla, 38 vjeç banues në Librazhd, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë u arrestuan një ditë më parë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin vjedhur në magazinën e repartit ushtarak në Babrru.

Sipas policisë, pasi kishin hequr tullat nga muri i magazinës së repartit në bregun e lumit të Tiranës, ata kanë bërë një vrimë nga ku kanë marrë shufra hekruri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të vjedhjes. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›