Gudar Beqiraj, në krye të Akademisë së Shkencave
Në krye të Akademisë së Shkencave është zgjedhur dje Gudar Beqiraj, i cili mbante edhe postin e nënkryetarit të këtij institucioni deri në ditën e zgjedhjeve. 39 anëtarët e Asamblesë së Akademisë së Shkencave kanë votuar dy herë për të zgjedhur kryetarin e ri. Kjo për faktin se gjatë votimit të parë asnjëri nga të tre kandidatët për këtë post nuk arriti që të marrë numrin e domosdoshëm të votave 20+1, që të shpallej fitues. Gudar Beqiraj ka mundur të zgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me plot 21 vota, duke lënë pas rivalin kryesor të tij, Kolec Topallin. Këta dy kandidatë provuan shijen e balotazhit në një votim të dytë, pasi në të parin Beqiraj mundi të marrë vetëm 16 vota. Ky numër ishte më i vogël se sa 18 votat që mundi të marrë gjatë raundit të parë të votimeve Kolec Topalli. Kandidati i tretë në garë për këtë post, Apollon Baçe, është skualifikuar që në votimin e parë, pasi ka mundur të marrë vetëm 4 vota.
Ismail Kadare, një nga anëtarët e nderit të Asamblesë së Akademisë së Shkencave, as këtë herë nuk ka marrë pjesë në votimin për kryetarin e ri. Ndërsa anëtari tjetër, Artan Fuga, duke mos qenë në Shqipëri, ka preferuar të votojë on-line. Një sqarim të tillë e ka bërë që në fillim të mbledhjes Teki Biçoku.
Menjëherë pas këtij votimi, i cili është zhvilluar në një ambient të qetë dhe pa kundërshtime, kryetari i ri i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, është shprehur se "do të kërkojë një fond të veçantë për Shkencën, në mënyrë që të mbështesë akademikët dhe projektet e tyre të çohen deri në fund. I emocionuar pas fitores, ai vlerësoi mënyrën paqësore në të cilën u zhvillua ky votim. Pikërisht për këtë Beqiraj tha se është një shembull shumë i mirë që duhet ta marrin edhe politikanët në Shqipëri. Si një ndër prioritetet kryesore në drejtimin e akademisë, ai vlerësoi koordinimin sa më të mirë në frymën e bashkëpunimit me akademikët dhe bashkëpunëtorët shkencorë. Numri një i Akademisë së Shkencave, Beqiraj, ka vlerësuar edhe mbështetjen e kryetarit të Konferencës së Rektorëve, Jorgaq Kaçanit, si dhe atë të rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, që sipas tij do të japin një ndihmë të madhe për zhvillimin e shkencave. "Do të na shihni shumë shpejt bashkë për ta çuar përpara shkencën shqiptare", tha Beqiraj.
Pas zgjedhjes së kryetarit të ri të këtij institucioni u ka ardhur radha edhe emrave të tjerë të stafit drejtues të akademisë. Kështu, në postin e nënkryetarit u zgjodh Myzafer Korkuti, i cili garonte për këtë vend përballë Fatos Kongolit.
Sekretar shkencor i akademisë u zgjodh Salvatore Bushati, sekretar i seksionit të shkencave albanologjike tashmë do të jetë Emin Riza dhe në krye të seksionit të shkencave natyrore si sekretar do të jetë Dhimitër Haxhimihali.
Akademia e Shkencave sapo ka lënë pas një periudhë të ngjeshur me debate dhe polemika lidhur me politikat reformuese të saj, si dhe me përzgjedhjen e emrit drejtues të saj. Kjo sidomos pas vendimit për shkëputjen e të gjitha instituteve të saj dhe krijimit të qendrave të reja kërkimore shkencore pranë universiteteve. Në një ceremoni të posaçme, kreu i ri i Akademisë së Shkencave është pritur nga Kryeministri Sali Berisha.