E Shtunë, 31 Tetor 2026

Primera Divizion, Barça thërret, Reali përgjigjet

Barcelona arriti të sigurojë një trepikësh mjaft të çmuar në fushën e Sporting Gijonit. Katalanasve u mjaftoi një gol i Pedro Rodrigezit në minutën e 30-të, edhe pse shumë i diskutuar dhe i kontestuar nga vendasit.Menjëherë ka ardhur kundërpërgjigja e Realit të Madridit. “Galaktikët” më në fund arritën të thyejnë tabunë e “Riazorit” duke mposhtur vendasit e Deportivo la Korunjës me rezultatin 3-1. Dygolëshi i Benzema (40’ dhe 90’) dhe goli i Graneros në minutën e 13-të e bënë të pavlefshëm golin e Rikit, i cili shkurtoi përkohësisht diferencën me penallti tre minuta para fundit.
                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›