Guida e bursave për studentët shqiptarë
Studentët shqiptarë që kanë dëshirë të vazhdojnë studimet pasuniversitare në një vend të Bashkimit Evropian apo edhe më gjerë, mund të aplikojnë nëpërmjet bursave që këto shtete akordojnë posaçërisht për Shqipërinë. Ne kemi grumbulluar dhe po listojmë të gjitha shtetet që kanë marrëveshje me Shqipërinë dhe që ofrojnë çdo vit një numër të caktuar bursash në fusha të ndryshme.
Turqia
Turqia do të vazhdojë të japë bursa edhe gjatë vitit të ardhshëm akademik. Pritet që totali i bursave të jetë 13, ndërkohë që aplikimi do të bëhet nëpërmjet Ministrisë së Arsimit.
Turqia i ka ndarë bursat: në 4 bursa kërkimore, 2 bursa për master ose për doktoraturë dhe 5 për kursin veror të gjuhës dhe të kulturës turke. Për bursat e kursit të verës të gjuhës dhe letërsisë turke duhet të aplikojnë vetëm studentët e vitit të 4-t të turkologjisë pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Në kuadrin e "Programit të Madh të Nxënësve, pala turke u akordon studentëve shqiptarë edhe 3 bursa studimi të nivelit master në degët gjuhë dhe letërsi turke, histori osmane dhe ekonomi si dhe 1 bursë studimi për doktoraturë në ekonomi.
Poloni
Shqipëria dhe Polonia kanë marrëveshje bilaterale për bursa, sipas të cilës, Polonia jep çdo vit 12 bursa për studentët shqiptarë. Pala polake do të marrë përsipër arsimimin falas dhe mundësinë për akomodimin. Të interesuarit duhet të mbulojnë vetë shpenzimet e udhëtimit për në Poloni, si dhe shpenzimet e ushqimit dhe të akomodimit, të cilat shkojnë afërsisht 200 € në muaj. Polonia do të pranojë çdo vit 12 aplikantë shqiptarë për të vijuar studimet e larta dhe doktoraturën në Poloni. Marrëveshja që sanksionon bursat për studentët shqiptarë, është nënshkruar në mjediset e ministrisë nga ministri i Arsimit dhe Shkencës i vendit tonë dhe homologu polak dy vjet më parë. Bursat do të shpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe do të mbulojnë të gjitha shpenzimet e studentëve. Nga ana tjetër, pala shqiptare do të pranojë çdo vit studentë dhe doktorantë nga Republika e Polonisë për të kryer studime ose forma të tjera shkollimi, si dhe do të pranojë pedagogë akademikë. Ndërkohë që të gjithë personat që kanë dëshirë të vijojnë studimet në një nga shtetet më të reja të Bashkimit Evropian do të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën polake në Shqipëri, me anë të kurseve që mundësohen nga ky program.
Greqi
Greqia është një ndër vendet më “bujare” për sa u përket bursave, duke i dhënë Shqipërisë së paku 15 bursa në vit. Vitin e kaluar, Ministria e Arsimit të Greqisë akordoi 18 bursa për të gjithë ata kandidatë të interesuar, të cilët janë nën moshën 35 vjeç dhe nuk kanë përfituar bursë më përpara nga Ministria e Arsimit të Greqisë. Kështu, të gjithë ata kandidatë, të cilët dëshirojnë të jenë përfitues të këtyre bursave, përveç kushtit të të qenit nën 35 vjeç, si dhe të mos kenë përfituar bursë më parë nga kjo ministri, ka edhe disa kushte të tjera. Një nga kushtet kryesore, të cilin kandidati duhet të përmbushë për të përfituar bursën është që kandidatët duhet të kenë bërë një fletë-kërkesë drejtuar një universiteti në shtetin grek dhe pas marrjes në konsideratë të kërkesës së tyre nga ky i fundit, të kenë një ftesë pranimi nga një universitet në Greqi. Aplikimi bëhet në ambasadën e Greqisë në Tiranë.
Kinë
Marrëveshja e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Kinës në fushën e arsimit është nënshkruar më 13 shtator 2004 në Pekin. Sipas kësaj marrëveshjeje, çdo vit në universitetet shtetërore të Kinës studiojnë 6 të rinj shqiptarë dhe 6 studentë kinezë fitojnë një bursë studimi në Shqipëri. Për studentët shqiptarë, fushat e studimit për në universitetet kineze mund të jenë të ndryshme, ndërsa në përgjithësi të rinjtë kinezë preferojnë të studiojnë gjuhën shqipe në universitetet tona. Në bazë të marrëveshjes, pala dërguese përballon shpenzimet e udhëtimit ndërkombëtar vajtje-ardhje, ndërsa pala pritëse do të mbulojë shpenzimet e shkollimit, akomodimit dhe ushqimit, duke përfshirë edhe shpenzimet për shërbimet mjekësore.
Rusi
Qeveria ruse, në bazë të marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit në fushën e arsimit, ofron çdo vit 20 (njëzet) bursa studimi për në universitetet publike të Federatës Ruse. Nga këto bursa studimi, 15 prej tyre do të jenë për studime universitare dhe pesë për studime pasuniversitare. Masa e bursës parashikon vetëm tarifën e shkollimit, që do të thotë se studentët duhet të paguajnë vetë shpenzimet e ushqimit (të cilat shkojnë deri në 200 USD në muaj) dhe siguracionin shëndetësor në shumën deri në 200 USD në vit.
Ndërkohë për realizimin e programit të studimeve, të gjithë studentët që nuk dinë gjuhën ruse duhet t’i nënshtrohen vitit përgatitor të gjuhës, i cili fillon në shtator të vitit përkatës.
Shtetet e tjera
Por nuk janë vetëm këto shtete. Çdo vit, fondacioni “Soros”, “British Council”, si edhe vetë universitetet në faqet e tyre zyrtare kanë formularët e aplikimit për bursa. Mënyra më e mirë për të gjetur se cilat janë bursat që akordohen çdo vit është interneti, ku ekzistojë portale të veçanta që afishojnë bursat. Një prej të cilave në Shqipëri është www.unepunoj.com.
Kërkesat
Më poshtë është e renditur lista e kërkesave që do të plotësojnë dosjen tuaj për të aplikuar. Zakonisht, ambasadat dhe ministria nuk i kërkojnë të gjitha këto dokumente, por shtete të ndryshme kanë kërkesa të ndryshme, të gjitha të përfshira në këtë listë:
1. Kërkesën e të interesuarit, duke specifikuar fushën e studimit në të cilën aplikanti dëshiron të studiojë;
2. Diplomën e shkollës së lartë, fotokopjen e noterizuar;
3. Listën e notave, fotokopjen e noterizuar;
4. Dy rekomandime;
5. Programin e studimit;
6. Raportin mjekësor për aftësi studimesh;
7. Raportin mjekësor që vërteton se kandidati nuk ka kaluar ndonjë sëmundje ngjitëse të AIDS-it ose të Hepatitit C;
8. Certifikatën e lindjes me fotografi;
9. 3 fotografi
10. Listën e artikujve shkencorë të botuar (nëse ka të tilla) ose një përshkrim të shkurtër të temës së studimit të ardhshëm.