Materniteti vendos numër telefoni për qytetarët
Denoncimi i korrupsionit
Mjekët e Spitalit Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë po bashkëpunojnë me pacientët për të denoncuar çdo rast korrupsioni në këtë institucion, një nga më të mëdhenjtë në vend, ku ofrohen të gjitha shërbimet.
Të gjithë pacientët e këtij spitali pajisen nga Drejtoria e Spitalit “Mbretëresha Geraldinë” me formularë të posaçëm, përmes të cilëve ata mund të denoncojnë rastet e korrupsionit apo sjelljet e pahijshme të mjekëve, ndërkohë që në dispozicion të tyre, për këtë qëllim, është vënë dhe një numër telefoni. Doktor Halim Kosova, i cili drejton prej vitesh këtë institucion shëndetësor, duke vlerësuar bashkëpunimin direkt me pacientet, thotë se "një hap i tillë ndihmon në parandalimin dhe kapjen në kohë të problemeve, por dhe në motivimin më të mirë të personelit mjekësor". Në formularin përkatës, përveç denoncimit të ndonjë abuzimi nga stafi mjekësor, pacientët mund të japin mendimet e tyre edhe rreth kushteve spitalore, cilësinë e ushqimit. Po ashtu, ata mund të japin mendime edhe rreth procesit të pranimit në spital, kohës së kryerjes së analizave dhe mjekimeve, si dhe rreth mënyrës së sjelljes dhe anës profesionale të infermiereve, mjekëve etj.