E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë ; Aksidentohet për vdekje 50-vjeçari

Një 50-vjeçar nga rrethi i Lezhës gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti në rrugën e vjetër nacionale Lezhë-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm kur Dedë Paloka, 50 vjeç, banues në fshatin Zejmen, ishte duke qarkulluar me një biçikletë kur u përplas nga një makinë Benz me targa LE 82 19 A, që drejtohej nga Tonin Përgega, 49 vjeç, nga Lezha. Sipas të dhënave të policisë lokale për ngjarjen, mësohet se 50-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës ku dhe ndërroi jetë. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›