E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guidë për Kosovën

Nga Express më 07 korrik 2011 në ora 08:36

Shtëpia botuese nga Prishtinë “ABS Books” ka nxjerrë nga shtypi guidën për Kosovës në gjuhën angleze, “Kosova guide” të Shefqet Ballës. Kjo guidë vejnë në kohën e duhet kur numri i guidave apo katalogëve të ndryshme të tipit të informatorit për Kosovës janë të rrallë dhe mjaft të rrudhur.

“Kosova guide” sjell informacione të përgjithshme për vendin tonë. Libri përshkruan gjeografinë, reliefin, florën e faunën etj. Në të jepen të dhëna të sakta për secilin rajon dhe qytetet e tij, pastaj monumente dhe ambientet që duhet të vizitojë një turist etj.

Por ajo që e veçon dhe e bënë shumë të rëndësishëm këtë guidë është dizajni dhe fotografitë e një cilësie të lartë, si dhe formati mjaft i përshtatshëm për përdorim. I njëjti autor ka të botuar edhe dy guida, udhërrëfyesin “Kosova”, në shqip dhe anglisht edhe “Top 10 atraksionet e Kosovës”, të cilat po ashtu japin informacion të rëndësishme për turizmin kosovar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›