E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet një pikturë “e re” e Da Vincit

Nga Express më 07 korrik 2011 në ora 08:35

Një pikturë e paruajtur dhe në dukej e pavlerë, e shitur në një ankand para 6 vitesh, dhe e blerë nga konsorciumi i dilerëve të veprave artistike, doli të jetë pikturë e Leonardo Da Vincit, që sot vlen 200 milionë dollarë.

Piktura në dru "Salvator Mundi" (Shpëtimtari i Botës) tregon Jezus Krishtin, që në ditorë mban globin e me tjetrën uron, konsiderohet një prej zbulimeve më të rëndësishëm të artit në 100 vitet e fundit. Ekspertët e Metropolitan Museum, në New York, e vlerësuan në 200 milionë dollarë.

"Piktura dukej si kopje. Ishte në gjendje të keqe dhe dukej shëmtuar. Por, kur u hoqën shtresat e ngjyrave të shtuara më vonë, doli origjinali, një vepër tejet delikate. Të gjithë u pajtuam se ishte vepër e Da Vincit”, theksoi njëri prej ekspertëve.

"Salvator Mundi", që i ngjanë paksa Monalizës, do të shfaqet bashkë me veprat tjera të piktorit italian në kuadër të ekspozitës “Leonardo Da Vinci: Piktor i Pallatit Milanez”, që organizohet në Galerinë Kombëtare në Londër, nga data 9 nëntor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›