E Diel, 1 Nëntor 2026

Tajvan, skuadrat e shpëtimit gjejnë gjallë 700 persona

Tajfuni "Morakot", që goditi Tajvanin gjatë fundjavës së kaluar, shkaktoi 63 të vdekur në ishull. Gjatë fundjavës së kaluar mbi 100 persona kanë humbur jetën në Azi si pasojë e tajfunit "Morakot" dhe stuhisë tropiake "Etau".

Në kontenë Kaohsiung, në jug të Tajvanit, qindra të mbijetuar nga shumë fshatra janë zhvendosur në rajone më të larta para se masivi i baltës dhe shkëmbinjve të mbulonin banesat e tyre, deklaroi Hu Jui-chou, një zyrtar ushtarak i angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit.

"Dua të them se ndihem shumë mirë që jam ende gjallë", u shpreh Lin Dong-wen, 45 vjeç, banor nga Namahsia, pasi u shpëtua pak më parë.

Në mesin e atyre që mendohej se ishin varrosur nën baltë ishin edhe 200 banorë të Hsiao Lin, një fshat që u mbulua tërësisht nga balta dhe dherat.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›