Guiness, Fidel Kastro i mbijetoi 638 atentateve në 47 vjet
KUBË- Ish presidenti kubanez Fidel Kastro ka hyrë në librin Guiness si personi ndaj të cilit është ndërmarë numri më i madh i tentativave për ta eleminuar fizikisht, saktësisht 638 atentate në 47 vjet. Lajmin e bën të ditur siti zyrtar Cubadebate.cu, i cili citon që pjesa më e madhe e atentatve janë ndërmarrë nga CIA.
“Nga viti 1959, në kohën kur Kastro drejtoi revolucionin fitimtar dhe u zgjodh udhëheqës i shtetit, deri në vitin 2006 për 47 vjet me radhë sipas portalit kubanez numërohen rreth 638 përpjekje të dështuara për ta vrarë”.
Sipas portalit kubanez tentativat për të vrarë liderin kubanez janë shtuar ndër vite, por që kanë dështuar në fund. Metodat e përdorura për të vrarë Fidel Kastron ishin të shumta, si nga snjajpera, eksploziv të fshehur, helme të injektuar në puro, një pjesë eksplozivi e futur brenda një topi bejsbolli etj.
(el.me/BalkanWeb)