Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet nga burgu
ZAGREB- Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader, i cili ndodhet nën akuzë për vepra korruptive ka dalë sot nga paraburgimi pas më shumë se një viti, kur ishte arrestuar nga autoritet austriake.
Ai me vendim të gjykatës në Zagreb tani e tutje do të mbrohet në liri pasi trupi gjykues ka marrë të gjitha garancitë se Sanadër do të respektojë të gjitha procedurat për tu mbrojtur në liri.
Menjëherë pas daljes nga burgu Sanader i është drejtuar shkurt mediave, duke thënë se është i lumtur që gjendet jashtë pas më shumë se një viti.
“Tani më shumë se kurrë jam i përkushtuar që të jap fakte se jam plotësisht i pafajshëm dhe tu tregoj popullit tim kroat se jam i pastër”- u shpreh Zanader, i cili nuk duhet të largohet nga Zagrebi. Gjykimi i tij zyrtarisht ende nuk ka nisur, por mbi të rëndojnë akuza të rënda për marrje të ryshfetit me miliona euro.
(el.me/news24/BalkanWeb)