Liverpool feston në Stamford Bridge

Skuadra e menaxherit Kenny Dalglish tregoi fuqinë e saj përball njërit prej konkurrentëve kryesor për titull, Chelsea duke e mposhtur në shtëpinë e saj. Liverpool kaloi në epërsi në minutën e 34-të pas golit të mesfushorit Maxi Rodriguez.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e mysafirëve por dhjetë minuta pas fillimit të asaj të dytës, Chelsea barazoi. Zëvendësuesi Daniel Sturridge qëlloi nga afërsia pas një dobi të dërguar nga mesfushori Florent Malouda.
Mirëpo, atëherë kur besohej se përballja do të përfundojë në barazim, mbrojtësi i djathtë Glen Johnson me një depërtim individual shënoi në minutën e 87-të për fitoren e madhe të Liverpoolit.
Me këtë fitore, Liverpool është ngjitur në kuotën e 22 pikëve në pozitën e gjashtë ndërsa edhe Chelsea ka po ashtu 22 pikë por është në vendin e katërt.