E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gume: Nisma sipas Konventës Evropiane

 

Deputeti i PD-së, Viktor Gumi, ka mbrojtur me forcë tezën se ky projektligj është në përputhje me Kushtetutën dhe ky është një argument mjaft i qenësishëm për ta miratuar atë në komision dhe më pas në seancën parlamentare. “E rëndësishme sipas Kushtetutës, por edhe sipas standardit të konventës evropiane të të drejtave të njeriut, nuk është rrethi i subjekteve që kanë të drejtën të kërkojnë përgjimin, por procedura që ndiqet. Dhe besoj se ky ligj është tërësisht kushtetues, procedura është tërësisht kushtetuese. Është tjetër organi që vë mekanizmit e përgjimit në dispozicion, është tjetër organi që bën miratimin e këtij përgjimi dhe gjithashtu është e ndryshme vlera e provës që krijohet si pasojë e këtij përgjimi me vlerën e provës që krijohet sipas Kodit të Procedurës Penale”, tha Gumi. Projektligji është depozituar në Kuvend që më 23 tetor të vitit të kaluar dhe u bë shpesh objekt i debateve mes maxhorancës dhe opozitës. Ndërsa tre ditë më parë, një projekt i tillë u miratua edhe nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›