Keit Mos dëshiron të bëhet këngëtare
Keit Mos dëshiron të bëhet këngëtare me çdo kusht? Duket se top modelja po përpiqet për të zënë një vend në botën e muzikës ndërkombëtare. Adresa e parë është “PRS” një shoqëri e cila bën përzgjedhjen e muzikantëve, kantautorëve dhe kompozitorëve. Sipas disa miqve të Mos, modelja po mendon seriozisht të shfaqet si këngëtare, duke kërkuar edhe mbështetje nga Xhemi Hins, i fejuari i saj dhe anëtar i “The Kills”. Përveç kësaj, Keit kur ishte e dashura e Pit Doherti, ka kënduar disa këngë me “Babyshambles” dhe “Primal Scream”. Disa persona, në të vërtetë mendojnë se kontakti me “PRS” më shumë se për një karrierë muzikore, do t’i shërbejë Keitit për të rimarrë të drejtat e bashkëpunimeve me ish-të fejuarin. Si do të përfundojë e gjithë kjo? A do të dalë në shitje një album i Keit Mos? Të njëjtin fat që ëndërron Keit, e ka prekur më herët zonja e parë e Francës, Karla Bruni.
Madona
Po mendon një fëmijë tjetër?
Madona është një nga yjet e muzikës së momentit, por jo vetëm kaq. Ajo prej vitësh impenjuar, duke u renditur në vendet e para të klasifikimeve botërore. Përveç impenjimeve në karrierë, Madona ka edhe 4 fëmijë, të ciëve u përkushtohet me dashuri: Lourdes Maria dymbëdhjetë vjeçe, Roko nëntë dhe dy fëmijë të adoptuar në Malaui, David dhe Maksi. Megjithatë, mbretëresha e popit nuk përjashton mundësinë e një fëmije të perstë. Pyetjes nëse do të dëshironte të bëhej sërish nënë, Madona i përgjigjet: Ku i dihet? Jam e impenjuar në maksimum për momentin. Nuk kam asnjë ide. Kurrë mos thuaj kurrë...”. Sipas zërave, zonja Çiçone po mendon të martohet me të fejuarin e saj Jesus Luz por, gjatë intervistës flet për plane të tjera: “Kam projekte. Do të shkruaj një libër dhe të drejtoj një tjetër film. Shpresoj t’ia dal mbanë vitin e ardhshëm.
2 Tetor 2009