E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gunilla Lindberg, zv/presidente e IOC-së, në fundjavë në Tiranë

Albania-Sport - Zv/Presidentja e IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar), Gunilla Lindberg, do të vije në fundjavë në Tiranë, ku më 24 dhe 25 shkurt 2007, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Bashkëpunimit Teknik dhe Zhvillimit të Komitetit Olimpik Evropian, deklaroi sot për shtypin zëdhënësja e shtypit të KOKSH-it, Elda Gjoka.
Sipas saj, është hera e dytë që ky komision zhvillon një mbledhje të tillë në Tiranë. Ndërkohë, theksoi Gjoka, komisioni do të diskutojë për cështje teknike dhe për përcaktimin e seminarit të ardhshëm të Sekretarëve të Përgjithshëm dhe Shefave të Misionit të Komiteteve Olimpike Evropiane, i cili do të jetë i fundit para se të zhvillohen Lojërat Olimpike Verore "Pekin 2008".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›