Java 21, ndeshjet dhe gjyqtarët

Albania-sport - Albano Janku, gjyqtar ndërkombëtar me stemën e FIFA-s. Ky është "bilbli" i derbit Partizani(4)-Dinamo (6), i dalë nga shorti i hedhur në televezionin prestigjioz tokësot dhe satelitor "ALSAT". Takim ku ende i papërcaktuar se në cilin stadium do të luhet.
Sfida tjetër e nxehtë e kryeqytetit Tirana (1)-Flamurtari(8) do të gjykohet nga Dobi; Teuta (2)-Kastrioti (10) i është besuar Pashaj ( i rikthyer pas pushimit një javor), Apolonia (12)-Vllaznia(3) do të gjykohet nga Latifi. Besa (5)-Shkumbini (11) si gjyqtar kryesor sheh Cekaj. Takimi ku varet edhe fati i trajnerit Edmond Gëzdari, Luftëtari-Elbasani do të drejtohet nga ndërkombëtari Sokol Jareci.
Kategoria Superiore, Java 21
LUFTETARI-ELBASANI
S.Jareci-E.Miho-A.Molla
TIRANA-FLAMURTARI
E.Dobi-D.Salaj-E.Doda
TEUTA-KASTRIOTI
B.Pashaj-A.Pregja-R.Zhuli
APOLONIA-VLLAZNIA
T.Latifi-E.Bicaku-A.Lamce
BESA-SHKUMBINI
S.Cekaj-A.Guce-D.Rexha
PARTIZANI-DINAMO
A.Janku-S.Avdo-F.Elezi