E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana i rrëmben “Qemal Stafën” Partizanit për të shtunën

Albania-Sport - Përplasja mes dy klubeve kryeqytetase, Tiranës dhe Partizanit, për stadiumin ku do të luhen ndeshjet e kësaj jave, tashmë është zgjidhur. Zëdhënesi i shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit ( FSHF), Lysjen Nurishmi, tha sot se në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" do të luajë ekipi i Tiranës ndaj Flamurtarit, pasi e ka nënshkruar kontratën më shpejt se skuadra e Partizanit me drejtuesit e stadiumit. Ndërsa ekipi i Partizanit, tha ai, do ta luajë ndeshjen ndaj Dinamos në stadiumin "Selman Stërmasi".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›