E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, vetëm një ndeshje në mbrëmje të mërkurën e ardhshme

Albania-Sport - Nëntë nga dhjetë ndeshje të Serisë A në Itali do të luhen të mërkurën e ardhshme, në orën 15.00 dhe vetëm njëra në orën 20.30. Ky vendim është marrë nga Ministri i Brendshem Italian në kuadrin e luftës kundër huliganizmit në futboll, që është ndërmarrë pas vdekjes së një polici, 38-vjecar Filipo Raciti, gjatë derbit sicilian midis Katanias dhe Palermos, më 2 shkurt 2007.
Vetëm njëra nga ndeshjet e së mërkurës, ajo midis Interit dhe Udinezes, do të luhet në orën 20.30, në stadiumin "Xhuzepe Meaca" të Milanos. Ndërkohë, Katania nuk do të luajë në stadiumin e vet "Masimino", por në fushë asnjanëse e me dyer të mbyllura, deri në përfundim të këtij sezoni.Kurse, në Serinë B, vetëm dy nga 11 ndeshje, do të luhen me dyer të mbyllura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›