E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhixhi Bufon: “Tifozët nuk dëshirojnë të shkoj te Interi”

Nga Gert Serani
Portieri i Juventusit, Xhixhi Bufon është i sigurt se nëse do të vendosë të largohet te Interi në fund të sezonit, tifozeria juventine nuk do ta presë aspak mirë këtë zgjedhje. "Sezoni tjetër është në dyshim për mua dhe nuk ka asnjë gjë të qartë se ku do të luaj. Realisht po kërkoj dhe jam në bisedime për një skuadër tjetër, gjithsesi nuk është vendosur gjë", deklaroi Bufon për mediat italiane. Ndërkohë për gardianin bardhezi prioritet vazhdon të mbetet rikthimi në Serinë A. "Momentalisht ajo që më intereson më shumë të mendoj është e tashmja dhe rikthimi sa më shpejt të jetë e mundur në Serinë A". Në fund juventini shtoi: "E di shumë mirë sesi do reagojnë tifozët nëse do të bashkohem me zikaltërit. Për ata do të jetë një zhgënjim i madh. Tifozët më ndalojnë rrugës dhe më thonë, mund të shkosh ku të duash vetëm te Interi jo".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›