E Diel, 1 Nëntor 2026

Gurakuqi: Ndoka po kërkon demokristianët

Anton Gurakuqi, njëri prej kryetarëve të Partisë Demokristiane, ka akuzuar dje kryetarin tjetër të kësaj partie, Nard Ndoka, se po kërcënon anëtarët e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar që kanë votuar kundër tij. 

Në një deklaratë për shtyp, Gurakuqi tha se, “PDK denoncon fushatën e egër që ka nisur Ndoka kundër anëtarëve të Këshillit Kombëtar, anëtarëve të kryesisë, delegatëve të kongresit, duke i kërcënuar nëpërmjet telefonatave celularë. Ne disponojmë numrat e celularëve me dhe pa thurje të atyre personave të vënë nga Nard Ndoka për të kërcënuar demokristianët e vërtetë të Këshillit Kombëtar, të cilët votuan në Kongres shkarkimin e Ndokës nga detyra e kryetarit. PDK denoncon metodat mafioze të komprometimit që po përdor Ndoka dhe klani i tij për të korruptuar delegatë që votuan shkarkimin e tij”. Në të njëjtën kohë, Gurakuqi e konsideron dështim të Ndokës seancën gjyqësore të pak ditëve më parë, kur u tërhoq gjyqtarja e çështjes. “Partia Demokristiane deklaron se ky është një dështim me turp i ish-kryetarit Ndoka dhe i disa drejtorëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët edhe kësaj here bënë përpjekje për të vënë në lëvizje “fenomenin Ndoka”, e për ta përdorur atë edhe në organet e drejtësisë, mbasi e përdorën “fenomenin Ndoka” në PDK, “fenomenin Ndoka” në Parlament, “fenomenin Ndoka” në qeverisje”, theksoi më tej Gurakuqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›