“Unë, Edi i Ramës që m’u shkatërrua jeta nga ‘Hakmarrja për Drejtësi”
Edin e Ramës, protagonistin e këtyre radhëve, mund ta vëzhgosh drejtpërdrejt. Eshtë një nga ata djemtë me mjekër, besnikë të besimit mysliman, që ujdisin bateritë e makinave te vendi i quajtur "Ulliri", sapo futesh në rrugën "Ali Demi" të Tiranës, në të majtë. Emrin e vërtetë e ka Edmond Kasmi, por të gjithë, sidomos kur banonte te rruga e "Kavajës", e kanë njohur si Edi i Ramës, për shkak se të atin ia quajnë Ramë.
Ferdinand Dervishi
Rrëfen se është protagonisti i një historie që i ka mbushur jetën me dhimbje, po që nga viti 1998, kur ka kërkuar me këmbëngulje një Kur'an edhe pse gjendej emigrant në Greqi, thotë se ka gjetur njëfarë qetësie shpirtërore, gjë që i pasqyrohet dukshëm në sy. Por në fakt pikërisht pas atyre syve të ftohtë, pasojë e besimit fetar të përqafuar, fshihet një histori e pabesueshme e shkatërrimit të një jete humane, madje e një jete të vendosur në trupin e fortë të një polici special. Koha kur vendosen ngjarjet është shtatori 1996. Jashtë vëmendjes së Edit të Ramës, që banonte pranë shtëpisë së tyre në rrugën e "Kavajës", shteti sapo i kishte shpallur luftë vëllezërve Orik e Leart Shyti, që kishin formuar, sipas akuzës zyrtare, një bandë politike të quajtur "Hakmarrja për Drejtësi". Edi i Ramës thotë se i njihte vetëm nga larg ata djem të mistershëm, por jo më tepër. Koha ia kishte organizuar jetën si të ishte mysafir në shtëpi, shërbimet e shumta të strukturës policore "BRISKU" ku bënte pjesë, shoqëria pas pune si dhe e fejuara, donin kohë dhe përkushtim. Por një ditë gjithçka merr fund, dhe ajo është dita kur fati të vërsulet kundër.
Arrestimi i papritur
"Nuk e dija ç'kishte ndodhur në Tiranë, pasi ato ditë isha në Gjirokastër për t'u pajisur me një vizë greke", rrëfen duke folur qetshëm ish-polici special. Në fund të shtatorit 1996 ai kishte marrë tri ditë raport mjekësor. Me t'u kthyer nga Gjirokastra kujton se ka bërë shërbim natën te tipografia ushtarake, ku shtypeshin fletët e votimit të zgjedhjeve lokale që ishin në prag. Teksa ishte ende pranë këtij vendshërbimi, ai dëgjon në radion e komandantit emrin e tij. Saktësisht dëgjon një zë që pyet për "Edin e Ramës". Një sekondë më pas komandanti konfirmon se e ka pranë dhe se do të bëhej ashtu siç kërkonin eprorët. "Reparti ynë në atë kohë gjendej pranë ish-komisariatit nr. 2 të policisë, aty ky sot ndodhet Drejtoria e Policisë së Tiranës. Pikërisht aty më dërguan me një makinë. Përballë pashë të më vinte komandanti i BRISKU-t, Paulin Stërkaj, tashmë deputet. Së bashku shkuam pak metra më tej në hyrje të komisariatit nr. 2, ku në takim na vijnë dy civilë. Më pas mësova se ishin të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB) të policisë. Njëri më pyeti se ku kisha qenë tri ditët e shkuara. I thashë që kisha qenë me raport mjekësor. Do vish me ne që ta verifikojmë, por armën do ta lësh këtu...", rrëfen ish-polici, si të kishte para syve, momentin kur jeta e vet mori atë kthesën drejt fatit të keq. Më tej atë e kanë hipur në një makinë policie dhe janë nisur. Nga rruga "Myslym Shyri" makina del në qendër dhe kthehet në drejtim të Pazarit të Ri, duke e lënë djathtas ambulancën, ku duhet të verifikohej raporti. Edi ankohet, por askush nuk e dëgjon derisa e mbyllin me përdhunë në një qeli të komisariatit nr. 1 të policisë. Pa asnjë shpjegim, madje pa i folur fare. Tjetrit në këtë kohë i bëhet koka lëmsh, nis të bërtasë, të thotë se e kanë ngatërruar, se është polic i forcave speciale... Por fjalët sikur të lëshoheshin në hapësirë boshe, s'ishin për veshët e askujt.
Pesë muaj
"Natën e po asaj dite më morën dhe pasi më dërguan në repart të zhvishja uniformën e policisë, më çuan në Gjykatën e Tiranës. Nuk mbaj mend asgjë, veç një njeri që më pyeti se kujt ia kisha dhënë pistoletën. I'u përgjigja se e kisha dorëzuar. Më tej sërish në komisariatin nr. 1 dhe pak orë më pas më nisën në qelitë e komisariatit të Durrësit. Edhe këtu askush nuk të afrohej, askush nuk të jepte shpjegime. E njëjta gjendje ditë pas dite...", rrëfen njeriu që në asnjë moment nuk e kishte kuptuar rëndësinë që i kishte dhënë shteti goditjes së grupimit të quajtur "Hakmarrja për Drejtësi". Dikur e marrin në pyetje, por Edi nuk ka dëshirë të flasë për procedurën. Gjithsesi pikërisht përgjatë këtyre seancave ai arrin të zbulojë se përse gjendej në qeli. I thoshin se pistoleta e tij ishte përdorur nga ata të "Hakmarrjes", se kishin edhe një gëzhojë nga një vendngjarje, por ai u përgjigjej prerë se gjithçka ishte një keqkuptim dhe se nuk kishte asnjë lidhje me askënd. Rrëfen se i ati vetëm pas 10 ditësh kishte zbuluar se i biri ishte në qelitë e Durrësit dhe se një avokat i ishte futur në qeli vetëm pas tre muajsh. Por edhe avokati pothuaj nuk kishte folur dhe sipas Edit dukej qartë se ishte i frikësuar. "Ka përgjues, ka përgjues..., më thoshte me zë të ulët duke më treguar me gisht poshtë shtratit e në drejtime të tjera. Përfundimisht nuk u morëm vesh dhe nuk e kuptova përse erdhi aty", rrëfen ish-polici special duke e shoqëruar ligjërimin me atë vështrimin pambarimisht të qetë. Nuk ndalet në dhunën që kanë ushtruar ndaj tij, mbase për shkak të besimit. Por të tjerët që i njohin historinë Edit të Ramës, këmbëngulin se pikërisht këtë mund ta mësosh duke i hedhur një sy kurrizit, që edhe tashmë pas më shumë se 10 vitesh ruan një reliev të pazakontë. Pohon vetëm se për 5 muaj nuk e lanë të lante trupin dhe se urinën e bënte në një shishe. Dikur, përmes një pamundësie totale, arrin të fshehë një copë letër. Ishte etiketa e një shisheje me pije freskuese "Fanta". Aty, duke përdorur një gisht laps, i shkruan letër drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së asaj kohe. "Doja t'i thoja se ku jam, se jam i pafajshëm, se është bërë një ngatërresë, se... Arrita që letrën t'ia jepja një gardiani që më kishte lënë të kuptoja se ishte miqësor, por kurrë nuk mora përgjigje. Nuk e di nëse i vajti në duar drejtorit të madh, apo thjesht përfundoi në duar të hetuesve", rrëfen njeriu përballë. Në qeli Edi vret mendjen të kuptojë se ku qëndron ngatërresa e madhe. Dhe ashtu si i mbyturi që tenton të kapet pas fijes së kashtës, ai mbledh në mendje copëza të jetës, i analizon, i peshon... Më shumë atë që po i ndodhte e lidhte me një ngjarje të pak ditëve para arrestimit. "Atë ditë im atë, Rama, më dërgoi të merresha me ca dokumente për legalizimin e shtëpisë dhe meqë orari zyrtar kishte mbaruar, i ngjitem në shtëpi ish-drejtorit të Hipotekës së Tiranës së asaj kohe B. P., që banonte në të njëjtën lagje me ne. Këtu më duket se ka ndodhur ngatërresa, pasi ai banonte në të njëjtin pallat me Hajredin Shytin, babanë e Orikut dhe Laertit, madje një kat më sipër. Duket në këtë kohë pallati survejohej. Për më tepër që shefi i Hipotekës nuk ma hapi derën edhe pse trokita disa herë. Kujtoj se isha me uniformë. Më pas dikush më ka thënë se pallati i Shytëve mbahej nën survejim të plotë dhe se unë duhet të jem vëzhguar nga tarraca e një ndërtese përballë", rrëfen Edi i Ramës çastin që i ka shkatërruar jetën. Sipas gjasave në këtë moment identiteti i tij është qarkuar me laps të kuq, dhe më pas kur është verifikuar, gjenealitetet, apo të dhënat e para të mbërritura, kanë nisur me "ky është Edi i Ramës...". Në lagje i ati ishte një personazh i njohur, aq sa mund të jetë një ish-mundës, kampion kombëtar.
Jeta e shkatërruar
Edi është liruar nga qelitë e paraburgimit të komisariatit të Durrësit në një kohë me rrëzimin e shtetit, në fillim të pranverës 1997. Madje, mes tmerrit të forcave policore që qëllonin pambarim. Por edhe ky është një tjetër moment që ai nuk dëshiron ta rrëfejë me detaje. Më tej amnistia e ka liruar nga akuzat. Riardhur mes njerëzve normalë, ai vë re se kishte humbur shumë. Së pari, nuk gjente paqe me vetveten që e shihte të shkatërruar si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Mendimet i përmblidheshin në një pikë: Hakmarrje për burgimin e padrejtë dhe dhunën. Nga ana tjetër gjykimi nuk i gjente më mundësi jetese në Tiranë. Duke e menduar si zgjidhje, merr udhët e Greqisë si emigrant, ku punon për 2 vite, 1997-1999. Ndërkohë një rastësi, e cila gjithsesi puqet atje ku gjen vend, i vjen në ndihmë. "Kisha me vete rastësisht një kalendar me citate nga Kur'an-i, të cilat m'u bënë mik e shok. Pastaj porosita një Kur'an në Shqipëri dhe ma sollën. Që pas leximit të tij, gjeta qetësinë e vërtetë shpirtërore. E kam përpirë për 4 muaj të gjithin. Nga kjo kohë jeta më ndryshoi totalisht", rrëfen njeriu që tashmë e tregon edhe me profil rrugën e zgjedhur. Më 1999 kthehet në Shqipëri dhe tregon se si është ndier mirë duke u ndenjur pranë familjeve kosovare të shpërngulura nga lufta, kohë kur kishte gjetur mundësi të fliste për shpëtuesin. Por papunësia e mundon dhe e bën të kujtojë ato 5 muaj në qeli, përmbajtjen e plotë të të cilave duket ka vendosur t'ia tregojë vetëm varrit. Troket në derën e një avokati, ku mëson se është e vështirë të marrë edhe lekët e burgut të padrejtë. Një përgjigje të ngjashme merr edhe kur tenton të rifutet në punë në polici. Kështu kanë kaluar vitet për Edin e Ramës, një emër që i solli vetëm mbrapshti, të cilin dikur edhe e hoqi qafe krejt me përqafimin e besimit mysliman, duke e ndërruar nga Edmond në Emin. Gjithsesi Edit të Ramës i sillet në mend edhe në një takim që ka pasur krejt spontanisht me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në vitin 2004. "Isha me veshje myslimanësh të Arabisë kur e takova. Krejt i padjallëzuar, duke menduar për momentin se ai do më mbante mend, e pyeta duke shkaktuar një bisedë qesharake, ku njëri i binte gozhdës e tjetri potkoit:
" - A e njihni Edmond Kasmin?"
" - Jo, nuk e njoh".
" - Po Edin e Ramës?"
" - Këtë e njoh".
" - A i takon të marrë të drejtën e tij këtij Edit të Ramës?"
" - Po, i takon".
Kujtoj se gjatë gjithë bisedës ia mbajta dorën shtrënguar që të kisha kohë të thosha ato që doja, por në fund e mblodha mendjen se isha gabuar dhe se ai nuk kishte kuptuar asgjë nga biseda", rrëfen për përdorimin për herë të fundit të emrit "Edi i Ramës", krijesa që tashmë quhet Emin.
I përfshirë nga rrjedha e jetës Emini ka rreth katër muaj që ka gjetur punë. Merret me bateritë e makinave të hyrje të lagjes "Ali Demi". Dhe di t'i fiksojë mirë, nëse do të keni rast të blini një të re. Një risi në jetën e tij, që duket e ka kënaqur në përkohësi. Porse e shkuara vazhdon ta mundojë. Me vete mban disa dokumente ku shkruhet për pafajësinë dhe nuk lë rast pa kërkuar diçka që i duket shumë e madhe: Të rikthehet sërish në polici. Kjo i duket e rëndësishme baras me harresë, sikur paskësaj një dorë e padukshme do të saldonte qetësinë e prishur pikërisht atje ku u këput, 11 vite të shkuara.
...një avokat i ishte futur në qeli vetëm pas tre muajsh. Por edhe avokati pothuaj nuk kishte folur dhe sipas Edit dukej qartë se ishte i frikësuar. "Ka përgjues, ka përgjues..., më thoshte me zë të ulët duke më treguar me gisht poshtë shtratit e në drejtime të tjera
Më 1999 kthehet në Shqipëri dhe tregon se si është ndier mirë duke u ndenjur pranë familjeve kosovare të shpërngulura nga lufta, kohë kur kishte gjetur mundësi të fliste për shpëtuesin. Por papunësia e mundon dhe e bën të kujtojë ato 5 muaj në qeli, përmbajtjen e plotë të të cilave duket ka vendosur t'ia tregojë vetëm varrit...
“Hakmarrja për Drejtësi”, si u përjetua zbulimi i grupimit
Dëshmitarët e fillimvjeshtës 1996 rrëfejnë se menjëherë pasi shteti zbuloi dhe goditi pjesëtarët e grupimit që u quajt "Hakmarrja shqiptare për Drejtësi", në Tiranë u shtuan masat e sigurisë. Grupimi akuzohej se me metoda terrori donte të dëmtonte imazhin e regjimit politik në pushtet, mundësisht t'i lehtësonte marrjen e tij opozitës. Atij iu ngarkua vendosja e një autobombe tek ish-supermarketi i "VEFA"-s dhe më tej edhe vrasja e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, që të dyja të konsideruara si akte të mirëfillta terrori. Kështu që nisur nga presidenti i asaj kohe e shkuar te ministra të zakonshëm, masat e sigurisë u shtuan, madje pranë komisariatit nr. 1, që ndërmori pjesën më të madhe të veprimeve, por edhe pranë Ministrisë së Brendshme, ishte krijuar një situatë shtetrrethimi. Ndërkohë hetimi dyshoi për lidhje të bandës me opozitën e kohës, madje edhe me ish-krerë të nomenklaturës komuniste të rrëzuar në vitet 1990-1992. Disa anëtarë të grupimit, të marrë në pyetje me metoda të dhunshme, rrëfyen të gjitha ngjarjet ku ishin përfshirë, kryesisht në vjedhje bankash e depozitash të ndryshme monetare. Gjithsesi zhvillimet e vitit 1997 bënë që ata të rifitojnë lirinë. Çështja e politizuar skajshëm ka bërë që gjykimi i grupimit të mbetet edhe sot në derë të gjykatave, ndërkohë që disa nga krerët kryesorë të akuzuar kanë arritur të fitojnë azil politik në Zvicër e Belgjikë.