LSI mbështet grevistët në Vlorë
Zv/sekretarja e Përgji-thshme e LSI-së, Brizida Gjikondi, ishte pranë grevës së naftëtarëve të Gorishtës, Vlorë
Që prej 6 ditësh 15 naftëtarë si përfaqësi e 93 naftëtarëve të tjerë të larguar nga puna kanë hyrë në grevë urie si i vetmi mjet që ju ka mbetur për të tërhequr vëmendjen dhe për të bërë presion kundrejt strukturave te shtetit, forcave politike dhe mbarë opinionit publik. LSI-ja ka denoncuar pseudoreformën që po zhvillohet nga drejtori i kësaj ndërmarrjeje, i cili ka shkurtuar 93 naftëtarë, ndërkohë që ka punësuar 125 shtetas të tjerë duke shkelur hapur VKM nr. 261 datë 27.02.2008, VKM e cila përcakton qartë kriteret dhe mënyrat që ndiqen në reformat që do të aplikohen kundrejt ndërmarrjeve të naftës. Duke takuar nga afër naftëtarët grevistë, Gjikondi ka konstatuar se situata shëndetësore, morale dhe psikologjike e 15 naftëtarëve grevistë është tragjike. Duke shprehur mbështetjen që LSI-ja jep për këta punëtorë, Gjikondi premtoi se do të ndërmjetësojë në rrugë ligjore sensibilizimin e të gjithë strukturave që kanë lidhje me këtë situatë, si dhe do të kërkojë me insistim që të verifikohen të gjitha abuzimet e bëra në detyrë nga ana e drejtorit Xhuveli jo vetëm përsa i takon shkeljes së ligjit “Për reformën”, por dhe abuzimet me pasurinë kombëtare që shtrihet në zonën e Gorishtës.