Rama: Situata në arsimin shqiptar ëhtë alarmante
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në përfundim të tryezave për arsimin në kuadër të nismës Dialog me Shqipërinë, e ka konsideruar alarmante gjendjen e sistemit arsimor në vend.
Ai ka deklaruar se cilësia e mësimdhënies në shkolla ka rënë ndjeshëm dhe pasojat i vuajnë nxënësit. “Sistemi ynë arsimor është në një krizë, pasojat e së cilës, janë sot të pallogaritshme ende. Sistemi ynë arsimor është sot në një krizë që lidhet me rënien e aftësisë mësimdhënëse, për arsye që janë analizuar dhe do të analizohen edhe më thellë. Nga ana tjetër, me rritjen sistematike të falcitetit të kryerjes së një procesi nxënie që në fëmijëri dhe deri në nivelin më të lartë pasuniversitar, gjithmonë e më pak cilësi, gjithmonë e më shumë falcitet e boshllëqe”, tha Rama.
Kreu i Partisë Socialiste ka kritikuar ashpër liberalizimin e universiteteve, një fenomen që sipas tij, po i shndërron fakultetet në fabrika diplomash, duke kontribuar në shtimin e numrit të të papunëve. “Në rast se konsiderojmë se universitetet tona tani janë kthyer në fabrika diplomash, që çdo vit e më shumë e humbin vlerën e tyre, duke shtuar numrin e të papunëve dhe të zhgënjyerve, në radhët e gjeneratës së re. Duke rritur piramidat e iluzioneve në emër të një liberalizimi, i cili ka në thelbin e vet, në qelizën e vet, një sëmundje vdekjeprurëse, që është mungesa e meritës”, shtoi Rama. Sipas kryetarit të selisë rozë, liberalizimi i universiteteve nuk mund të jetë i tillë nëse nuk ka konkurrencë. “Nuk ka liberalizim pa konkurrencë. Liberalizimi pa konkurrencë është kolektivizim, që nuk ka të bëjë fare me sistemin ku ne jetojmë. Liberalizimi pa konkurrencë është shpërdorim i ëndrrave, ambicieve, interesave, të të gjithë atyre që bëjnë pjesë në një sistem, ku ky liberalizim funksion dhe në rastin konkret të të gjithë të rejave dhe të rinjve që studiojnë në universitetet tona dhe që e përfundojnë procesin e nxënies në sistemin arsimor shqiptar”, u shpreh Rama.