E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çaji dhe kafeja, nuk shtojnë riskun për kancer të gjirit te gratë

“Pasi kemi ndjekur një kampion grash për 22 vjet me radhë, nuk kemi vërejtur se ekziston ndonjë lidhje mes konsumit të çajit dhe kafesë dhe kancerit të gjirit”. 

Të paktën kështu shprehet studiuesi Davaasambuu Ganmaa i “Harvard School of Public Health” të Bostonit, në faqet e numrit të fundit të “International Journal of Cancer”. Studiuesit amerikanë kanë ekzaminuar lidhjen që ekziston mes kafesë, çajit dhe zhvillimit të kancerit të gjirit në më tepër se 85.000 gra të moshave nga 30 deri 55 vjeç, që kishim marrë pjesë në “Nurses Health Study”.
Gjatë studimit që ka zgjatur për 22 vjet janë verifikuar 5.272 raste me tumor, edhe pasi kanë marrë përsipër faktorë që lidhen potencialisht me këtë sëmundje si: mosha, duhani, faktori i trashëgimisë, menopauza dhe numri i fëmijëve, studiuesit nuk kanë konfirmuar asnjë lidhje mes zhvillimit të kancerit dhe konsumimit të këtyre pijeve, edhe te gratë që pinin çdo ditë më tepër se katër filxhan çaj apo kafe, me ose pa kafeinë.
“Kemi arritur në konkluzionin se nëse konsumohen me masë, çaji, kafeja dhe në përgjithësi të gjitha pijet që përmbajnë kafeinë janë të sigurta”, ka nënvizuar Ganmaa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›