Gurakuqi rikthen “Tosca-n” e Pucinit, operen dramatike Izaura Ndoj
Opera me tri akte e Pucinit, “Toska”, rikthehet ne skenen e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit pas gjashte vitesh, nen regjine e Nikolin Gurakuqit. “Tosca” perfaqeson operen me dramatike te Pucini-t, e pasur me “colpi di scena” e gjetje qe e mbajne spektatorin ne nje tension te vazhdueshem. Sipas regjisorit Gurakuqi, ky rikthim ne skene pas gjashte vitesh, do te sjelle nje version te ri te kesaj vepre. “Opera ka nje ritem shume te larte. Eshte pothuajse i njejti ritem, si ne filmat kinematografike. Eshte nje opera tipike thriller, ku ndodh drama midis personazheve kryesore. Muzika e nenvizon kete shpejtesi te aksionit dhe eshte e pasur me skalitje tematike te shkurtra dhe te mprehta. Vija melodike e Pucinit, ka mundesine te shpertheje ne duetet, te bere tashme te famshem mes Toskes e Mario-s, si dhe ne romancat e njohura “Recondita armonia”, qe ngadalesojne ne drejtim lirik vrullin e subjektit”, thekson Gurakuqi. Libreti i operes, eshte mbeshtetur mbi dramen e Victorien Sardou, por nga pese akte, ne ate kohe u realizua ne tre akte dhe u thjeshtua nga shume elemente qe ndertonin kornizen historike te drames ne proze; u eliminuan edhe disa personazhe dytesore dhe ngjarja perqendrohet kryesisht ne trekendeshin Scarpia - Tosca - Cavaradossi, duke pervijuar linjat kryesore te ketyre karaktereve.
Koncepti regjisorial
Opera me tre akte, ka nje ritem shume te larte. Eshte nje opera triller, nje drame dashurie qe eshte vendosur ne nje sfond historik, ne Evropen e Revolucionit Francez. Kesaj radhe per sa i perket konceptit regjisorial, jane hequr elementet realiste, te cilet kane qene pjese ne skenografine e meparshme. “Ky rikthim i operes “Tosca”, nuk konsiston vetem ne konceptin e skenografise, por edhe lojes se personazheve. Per here te pare ne rolin e “Toskes” do te ngjiten dy sopranot e njohura te skenes, Mariana Leka dhe Eva Golemi”, - tregon Gurakuqi. Nderkohe, ne role te tjera jane Leonardo Gramegna ne rolin e Mario Cavaradossi, Ylber Gjini (baroni Scarpia), Ogert Islami(Cesare Angelotti), Sidrit Bejleri (Il Sagrestano ), Gilmond Myftari, Erlind Zeraliu (Spoletta), etj.
“Toska”, grand opera franceze
Opera “Tosca”, eshte nje etape e rendesishme ne itinerarin artistik te Pucinit dhe prezanton elemente te novacionit, referuar kjo jo vetem operave te meparshme, por edhe ne kuadrin e prodhimeve operistike te kohes. Opera eshte interesante edhe ne planin narrativ. Ky gjen nyjetimin e tij vec ne fundin e aktit te pare, kur Scarpia shpik nje plan diabolik per te eliminuar nje kundershtar te urryer politik (Mario) dhe per te nenshtruar ndaj deshirave te tij, Tosken. Ne kete opera, eshte njekohesisht edhe nje dimension heroik e tragjik, e lidhur me dy te pafatet e dashuruar dhe me mbrojtjen e tyre te palodhur, por te kote te vlerave ne te cilat besonin vendosmerisht dhe per te cilat ishin gati te sakrifikonin jeten e tyre: ideali politik i Marios; besnikeria dashurore e pandare nga nje nderim i thelle per Tosken. Ne kete kuptim, drejt “dickaje heroike, me e madhe se e verteta, me e madhja e jetes”, Pucini rimerrte aspekte tipike te “grand opera” franceze. Opera do te vije premiere per publikun ne datat 16-17-19-20 Shkurt 2013, Ora 19:00.
Rekordi i Bogdanit ne Shqiperi, “i varfer” ne Evrope
Sulmuesi Erjon Bogdani eshte golashenuesi me i mire i te gjitha koherave dhe do te duhet ndoshta nje kohe e gjate, qe ndonje futbollist tjeter shqiptar te thyeje rekordin e vendosur prej tij. Sulmuesi shtatlarte realizoi golin e 18-te per Shqiperine, ne miqesoren e fundit, ndonese kuqezinjte humben ndaj Gjeorgjise, me shifrat 1-2. Krahasuar me ekipet e tjera kombetare apo me periudha te ndryshme te historise se ekipit tone perfaqesues, dy golashenuesit me te mire shqiptare, qe kane veshur fanellen kuqezi i perkasin 20 viteve te fundit. Alban Bushi, i cili mbante me pare rekordin ne kombetare, me 14 gola te shenuar gjithsej, i dha fund karrieres vetem tre vite me pare. Sulmuesit me te mire ne historine e futbollit shqiptar dhe ne Kombetaren e Shqiperise, si Resmja, Pano, apo Pernaska, njohin me pak se 10 gola me kuqezinjte. Mbreti i futbollit shqiptar, Panajot Pano, ne 28 ndeshje, realizoi vetem 4 gola me perfaqesuesen shqiptare. Ilir Pernaska pese here radhazi u shpall kryegoleadori i kampionatit tone, ne vitet 70’, por ne 15 ndeshje me kombetaren shenoi vetem 5 gola. Refik Resmja arriti te realizonte plot 59 gola ne nje sezon me Partizanin, ne 59’, por ne ekipin kombetare ai realizoi vetem nje gol, ne pese ndeshje. Gjithashtu koeficienti i golave te Bogdanit (72 ndeshje-18 gola), apo edhe i ish-sulmuesve te tjere tek ekipi yne kombetar, eshte shume me i ulet se ai i golashenuesve me te mire ne Evrope (Klose 126 ndeshje- 68 gola me Gjermanine).