Vdiq presidenti i fundit i Gjermanisë Lindore

Presidenti i fundit i Gjermanisë Lindore, Manfred Gerlach, vdiq në moshën 83-vjeçare, raportuan mediat gjermane.
E veja e Gerlach dhe një mik i afër i familjes ishin të parët që komunikuan lajmin me një ditë vonesë, për të përdtishmen “Tagesspiegel”.
Gerlach vdiq në një spital të Berlinit, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Gerlach udhëhoqi Partinë Demokratike Liberale, e krijuar pak përpara rënies së Murit të Berlinit, në vitin 1989.
Profili i tij si reformator e vendosi në krye të shtetit komunist nga dhjetori i vitit 1989 deri në prill të vitit 1990, në një përpjekje të fundit për të ruajtur sistemin nga rënia.
Gerlach ishte midis të parëve që sfiduan rolin udhëheqës së Partisë në çdo aspekt të jetës në Gjermaninë Lindore dhe me rolin e tij politik, ndihmoi në shtrimin e rrugës për ribashkimin e Gjermanisë.