E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI: Të ndalet eksporti i armëve në Lindjen e Mesme

SHBA-ja, Rusia dhe shtete tjera evropiane kanë dërguar sasi të madhe të armëve në qeveritë represive të Lindjes së Afërt dhe në Afrikën Veriore, para se të fillojnë kryengritjet, që mund të konsiderohet si shkelje serioze e të drejtave të njeriut, u kumtua në raportin më të ri të organizatës për mbrojtje të drejtave të njeriut, "Amnesty International” (AI).

Në raportin me titull "Dërgimi i armëve në Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore: mësime për marrëveshje efektive për tregti me armë", ka të bëj me eksportin e armëve në Bahrejn, Egjipt, Libi, Siri dhe në Jemen, në vitin 2005.

Në dokumentin e AI-së kumtohet se qeveritë të cilat sot shprehën solidaritet me demonstruesit, deri më parë kanë dërguar armë në Tunizi dhe në Egjipt.

Si dërgues special të armëve në raportin përmenden Austria, Belgjika, Bullgaria, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Rusia, Franca dhe Çekia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›