E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama përshëndet lirimin e Gilad Shalitit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është “i kënaqur” për shkak të lirimit të ushtarit izraelit, Ghilad Shalit.

Kështu është shprehur zëdhënësi i Obamës, Jay Carney, ndërkohë që Departamenti i Shtetit la të kuptohet se disa nga palestinezët e liruar në shkëmbim të Shalit kanë kryer krime kundër amerikanëve.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka deklaruar se Washingtoni i ka shprehur shqetësimin e tij qeverisë izraelite për lëshimin e disa të burgosurve palestinezë.

Hamas u ka dorëzuar ndërmjetësve egjiptianë ushtarin izraelit Ghilad Shalit ditën e martë, pas pesë vjet pengmarrje, në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve me Izraelin.

Rreshteri Shalit u rrëmbye në vitin 2006 nga militantët e Hamasit, të cilët hynë përmes një tuneli në Izrael.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›