E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gure mbi punonjesin e bashkise se Kamzes Klodiana Kotorri

Nje punonjes i Bashkise Kamez u godit me gure nga militante te Partise Socialiste. Ngjarja ndodhi mesditen e djeshme ne Kamez, gjate nje konflikti mes militantevete Partise Socialiste dhe disa shtetasve. Per pasoje mbeti i plagosur rende Rasim Hoxha, 43 vjec, me detyre punonjesi i bashkise se Kamzes. Efektivat e Komisariatit te Policise nr.5, mberriten menjehere ne vendin e ngjarjes per te identifikuar dhe kapur autoret. Burime nga policia thane se pas hetimeve te para u be i mundur zbulimi i autorit te dyshuar, i cili rezulton te jete 36-vjecari Petrit Hoxha. Ku i fundit u shoqerua ne ambientet e komisariatit ku dhe u more ne pyetje per te zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Incidenti

Incidenti ndodhi mesditen e djeshme rreth ores 13:25 ne afersi te rruges "Manhatan" ne Kamez te Tiranes, prane vendit ku po ngrihej tribuna per zhvillimin e takimit elektoral te subjektit Partia Socialiste, takim i cili do te mbahej ne oret e pasdites. Burime nga policia thane se Rasim Hoxha, punonjesi i bashkise se Kamzes po vendoste pankarta te Partise Demokratike pak metra larg vendit ku po ngrihej tribuna per takimin e PS. Militante te Partise Socialiste kane kerkuar qe ai te largohej dhe te mos vendoste pankarta ne zonen ku ata ndodheshin, por kjo gje eshte mohuar nga Hoxha. Mes shoqeruesve te Hoxhes dhe militanteve te PS-se, ka nisur nje konflikt i cili ka vazhduar me perdorimin e dhunes. Mesohet se militante te PS-se kane qelluar me gure punonjesin e bashkise se Kamzes i cili ka marre plage te renda.

Policia

I demtuari u transportua menjehere ne Spitalin Ushtarak nga ku mesohet se ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nderkohe qe efektivat e Komisariatit te Policise nr.5, mberriten menjehere ne vendngjarje per te zbardhur rrethanat. "Nga veprimet e para hetimore te kryera ne vendin ku ka ndodhur incidenti, sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.5, Tirane, identifikuan si autor te mundshem te plagosjes se shtetasit Rasim Hoxha, i cili dyshohet te jete shtetasi Petrit Hoxha, 36 vjec, i cili u shoqerua ne ambientet e komisariatit ku dhe u more ne pyetje ne lidhje me rrethanat e kesaj plagosje", tha dje zyrtarisht Policia e Tiranes e cila shtoi se po punohet per dokumentimin ligjor dhe procedural te ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave te tjere te perfshire ne kete incident. Materialet hetimore e procedurale do t'i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per hetime te metejshme.

Incidenti

Ngjarja ndodhi mesditen e djeshme ne rrugen "Manhatan" ne Kamez, Tirane prane vendin ku po ngrihej tribuna per zhvillimin e takimit elektoral te Partise Socialist. Punonjesi i bashkise se Kamzes, Rasim Hoxha po vendoste disa metra larg tribunes, pankarta te Partise Demokratike kur u godit me gure nga simpatizante te PS-se.

Policia

"Nga veprimet e para hetimore te kryera ne vendin ku ka ndodhur incidenti, sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.5, Tirane, identifikuan si autor te mundshem te plagosjes se shtetasit Rasim Hoxha, i cili dyshohet te jete shtetasi Petrit Hoxha, 36 vjec, i cili u shoqerua ne ambientet e komisariatit ku dhe u more ne pyetje ne lidhje me rrethanat e kesaj plagosjeje", tha dje zyrtarisht Policia e Tiranes.

Kamez, PD: Militante te PS, demtuan posterat e kandidatit te PD

Me ane te nje deklarate per shtyp, shtabi elektoral i Partise Demokratike ne Kamez u shprehe diten e djeshme se Partia Socialiste po vijon ne Kamez me provokime te vazhdueshme, me qellim krijimin e incidenteve nga me te ndryshmet. "Rasti me flagrant eshte ai i dates 17.04.2011, ku militante te kesaj force politike kane demtuar ne mesnate posterat e kandidatit per kryetar bashkie te "Aleances per Qytetarin". Shtabi elektoral i Partise Demokratike denon kete akt edhe per faktin se nje incident i tille ndodh pikerisht ne diten kur eshte paralajmeruar mitingu elektoral i Partise Socialiste ne Kamez me pranine e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama", thuhej ne deklaraten per shtyp te nendeges se Partise Demokratike, Kamez. "Ne nga ana jone jemi te angazhuar dhe kemi demonstruar vullnetin tone per nje fushate elektorale te qete, te kulturuar dhe qytetare, sic eshte ne dinjitetin e qytetareve te Kamzes. Por akte te tilla, te nxitura ne vazhdimesi nga eksponente te Partise Socialiste, nuk i pergjigjen ketij vullneti. I bejme thirrje Partise Socialiste, dega Kamez, te vetepermbahet me qellim krijimin dhe ruajtjen e standardeve te nje fushate te denje elektorale", perfundon deklaraten e saj nendega e PD-se Kamez.

Reagon nendega e PD-se ne Kamez

"PS nuk njeh alternative tjeter pervecse dhunes"

Per incidentin e djeshem ne Kamez ku mbeti i plagosur punonjesi i bashkise se Kamzes, ka reaguar nendega e Partise Demokratike, e cila e ka cilesuar ngjarjen si nje akt te rende kriminal te provokuar dhe drejtuar nga kandidati socialist per kryetar te bashkise Kamez. "Eksponente te botes se krimit goditen rende punonjesin e policise bashkiake, Rasim Hoxha, me mjete te forta duke i shkaktuar plage te renda. Ne kete sulm banditesk eshte implikuar drejtperdrejt vete kandidati socialist Rakip Suli, nderkohe qe ne kete akt te shemtuar, jane identifikuar edhe njerez qe kane lidhje te drejtperdrejta me te. Ngjarje te tilla te dhunshme jane pjese e strategjise qe ndjek Partia Socialiste me strukturat e saj te kriminalizuara. Deshmia me e qarte per kete, jane aktet e renda te provokuara brenda nje jave ne Kamez dhe te dirigjuara nga kreu i PS Edi Rama" thuhej ne deklaraten e shtabit elektoral te PD-se ne Kamez. "Partia Socialiste, Edi Rama dhe kandidati i tij ne Kamez, Rakip Suli nuk njohin alternativ tjeter pervecse dhunes. Keto akte ata i kane intensifikuar pasi po perjetojne agonine dhe fobine e humbjes se madhe qe i pret me 8 maj, kur qytetaret e Kamzes dhe te gjithe Shqiperise do t'i ndeshkojne rende me voten e tyre te lire. Shtabi elektoral i Partise Demokratike denon keto akte dhe ben thirrje per maturi e vetepermbajtje, pasi situata mund te precipitoje deri ne destabilizim te gjendjes", thuhej ne tej ne deklaraten e shtabit elektoral te PD-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›