Guri: Dialog politik, për mbrojtjen e tokës

Ambientalisti Sazan Guri apelon për një dialog politik për mbrojtjen e elementeve natyrore të tokës. "Çdo hap drejt gjelbërimit", kjo është motoja e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Dita Botërore e Tokës, kremtohet në 22 prill në mbarë botën duke sjellë në vëmendje të opinionit publik rëndësinë dhe vlerat e rruzullit tokësor. Ndotja e ajrit, e ujit dhe gazrat e dëmshëm që çlirohen nga makinat dhe fabrikat, dëmtojnë vlerat natyrore të rruzullit tokësor. Ndotja e ajrit e ujit dhe gazrat e dëmshëm që çlirohen nga makinat dhe fabrikat, dëmtojnë vlerat natyrore të rruzullit tokësor.
I vendosur në ambientet ku jetojnë romët në Tiranë, z.Guri tha se ne duhet të investojmë për mbrojtjen e tokës dhe jo ta shkatërrojmë atë me ndërtime shumëkatëshe, ku rreth tyre ndodhen fasada me mbeturina.
Me anën e kësaj dite kërkohet që toka, ky burim natyror me vlera të mëdha, të shfrytëzohet e të mbrohet në bazë të kritereve të zhvillimit e përdorimit të qëndrueshëm.