Rama: "Në Ditën Botërore të Tokës, abonohemi me biçikleta"

“Në Ditën Botërore të Tokës, abonohemi me biçikleta”. Kështu ka deklaruar kreu i PS-së Edi Rama, ndërsa gjatë një takimi të mbajtur me ambasadorin amerikan Alexander Arvizu festoi 22 prillin, duke sjellë në vëmendje të opinionit publik rëndësinë dhe vlerat e rruzullit tokësor.
Në këtë pritje, Arvizu deklaroi se SHBA-të janë zanafilla e Ditës së Tokës dhe se kjo lëvizje nisi në mënyrë spontane.”Kjo lëvizje është bërë për një arsye te vetme, ndërgjegjësimi i qytetarëve”.
Më tej, ambasadori amerikan me plot entuziasëm shprehu kënaqësinë e festimit të kësaj feste botërore, njëkohësisht duke shprehur dhe falenderime, në drejtim të kryesocialistit Rama.
“Ky aktivitet, i bën të gjithë të ndjehen pjesë e këtij planeti dhe i bëjnë të mendojnë se çfarë mund të bëjmë për tokën” tha me tej Rama.