E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guroret e Dajtit, Xhuveli u lë afat deri në qershor

Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, nëpërmjet një vendimi të marrë disa kohë më parë nga Këshilli i Ministrave, ka urdhëruar ndalimin që prej 1 qershorit 2008 të ushtrimit të aktiviteteve të shfrytëzimit të karrierave të gurit gëlqeror në zonën e Parkut Kombëtar të malit të Dajtit. Ministria e Mjedisit i udhëzon këto subjekte që zhvillojnë aktivitetin e tyre brenda Parkut Kombëtar të Dajtit që të marrin masa që brenda kësaj date të kenë larguar materialin gjendje, impiantet e funksionimit dhe automjetet e pajisjet përkatëse dhe të kenë kryer rehabilitimin e mjedisit. Vendimi i Ministrisë të Mjedisit ndalon gjithashtu dhënien e lejeve mjedisore dhe të ushtrimit të aktivitetit të guroreve brenda kësaj zone ndërsa subjekteve me leje të vlefshme nuk do t’iu rinovohet leja.

27 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›