E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet struktura e Entit Rregullator të Ujit

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të hënën projektvendimin “Mbi miratimin e kategorizimit të pozicioneve të punës të Entit Rregullator të Ujit".
Sipas përfaqësuesve të ERRU-së, projektstruktura mbështetet në strukturën aktuale të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe perspektivën e këtij sektori.
Kjo strukturë i jep mundësinë ERRU-së të ushtrojë funksionet dhe kompetencat e përcaktuara në ligjin përkatës. Enti Rregullator i Ujit përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë të komisionit, kompetencat dhe funksionet e të cilëve janë përcaktuar në ligjin "Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura".

27 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›