Padia e Pollos në gjykatë, Balla: Të largohet gjyqtarja

Nisi sot në Gjykatën e Tiranës, seanca përgatitore gjyqësore bazuar në padine civile të ministrit të inovacionit Genc Pollo kundër deputetit socialist Taulant Balla për shpifje.
Kjo, pas akuzave në Kuvendin e Shqipërisë për korrupsion dhe kallzimit të deputetit Taulant Balla në Prokurori kundër Ministrit Genc Pollo për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat.
Deputeti Taulant Balla dhe avokati i tij Arbër Begaj kërkuan përjashtimin e gjyqtares me argumentat se bashkëshorti i saj ka qënë kandidat i PD-së në zgjedhjet lokale në Berat.
Sipas avkotatit të deputetit Balla shqyrtimi i çështjes nga gjyqtarja Deçolli është konflikt interesi prandaj ajo duhet t`i paraqesë dorëheqjen Kryetarit të Gjykatës.