E Diel, 1 Nëntor 2026

Guti: Lamtumirë Real! Tek Interi në janar

"Lamtumirë Guti!". E përditshmja spanjolle, "El Mundo Deportivo" e titullon kështu shkrimin e saj për mesfushorin e Real Madridit që mund të transferohet në Itali gjatë merkatos së janarit. Në fakt, klubi "blancos" e ka lënë të lirë të largohet edhe gratis, vetëm e vetëm që të mos paguajnë rrogën e majme të tij prej 4.7 milionë euro. Ditët e ardhshme Interi mund të nisë drejt Madridit një emisar për të folur me lojtarin. Sipas fjalëve, ai që e ka bindur Murinjon për këtë lëvizje ishte Shnajder. Por duket se veç Interit, për lojtarin interesohet edhe Milani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›