Van Gal: Dua të jem në Euro 2012
Luis van Gal dëshiron të bëhet trajneri i një ekipi përfaqësues, pasi aventura e tij me Bajernin e Mynihut të marrë fund në verën e vitit 2011. "Dua të drejtoj një Kombëtare dhe të marr pjesë në një aktivitet madhor", deklaroi ai për "Munchener Abendzeitung". "Kjo më mungon në karrierë". Van Gal ka drejtuar stolin e Holandës nga viti 2000 deri më 2001, por nuk arriti të kualifikohej në Botërorin 2002. Ai shtoi: "Në Botëror? Do të më pëlqente të isha prezent edhe në Euro 2012".