E Diel, 1 Nëntor 2026

Mark Hjuxhs vs Venger: Nuk përshëndet rivalët

Një polemikë është hapur mes Mark Hjuxhs e Arsene Venger, i cili ka refuzuar t‘i shtrëngojë dorën kolegut pas humbjes 3-0 të pësuar të mërkurën në mbrëmje nga Arsenali i tij në "Carling Cup". Trajneri i Mançester Sitit e ka komentuar si një gjë të ulët: "Kur humbet nuk di se si të sillet, është jokorrekt dhe antisportiv". Pak më vonë vjen replika e Vengerit: "Nuk kam asgjë për të thënë, jam i lirë t‘i shtrëngoj dorën atij që dua". Mes dy trajnerëve kishte një marrëdhënie të ftohtë për shkak të një incidenti të pak kohëve më parë, kur Hjuxhs ishte në pankinën e Blekbërnit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›