E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masimo Morati: Milani na shkatërroi planet

Presidenti i Interit, Masimo Moratti, ka deklaruar se pozita e tanishme e zikaltërve është falë Milanit dhe mosqëndrueshmërisë së lojtarëve të tij. “Nëse nuk do të kishim kaluar nëpër atë javë, atëherë pozita jonë tani do të kishte qenë më ndryshe. Kjo e dëshmon faktin se humbjet në këtë pikë mund të jenë të rënda. Ne jemi mjaft larg Milanit, por do të tentojmë të mbrojmë pozicionin aktual dhe të shohim si do të përfundojë sezoni”, tha Morati. Interi udhëton drejt Çezenas javën e ardhshme, ndërsa zikaltrit janë në vendin e dytë me tetë pikë më pak se lideri Milan dhe një më shumë sesa Napoli që mban vendin e tretë në renditje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›