Kadare: Nuk besoj t‘i kthehem më diktaturës
Një roman i ri, por edhe një kolanë e plotë e veprave të tij ka qenë shkaku i mjaftueshëm për një takim promovimi me shkrimtarin Ismail Kadare. Në prag të Panairit të Librit, shkrimtari i njohur, veçmas dhe brenda kolanës sjell disa vepra të panjohura më parë për lexuesin shqiptar. "E penguara; Requiem për Linda B.", kushtuar vajzave shqiptare që vuajtën internimin është krijimi i fundit në kohë. Gjatë prezantimit në "UET", Mark Marku, e konsideroi si një klasik ende në jetë, ndërsa në fjalën e tij, Kadare nuk pranoi ta quajë këtë periudhë si kulmin e krijimtarisë. Në vazhdën e librave të rinj, të ardhur shpejt në kohë, shkrimtari beson se nuk do t‘i kthehet më temës së diktaturës.
"E penguara; Requiem për Linda B." nis me një dedikim për vajzat e internuara. Përse zgjodhët t‘ua kushtoni atyre këtë libër?
Sepse unë kam pasur gjithmonë ndjeshmëri ndaj të gjithë pjesës së popullit shqiptar që ka pësuar brenga të ndryshme dhe veçanërisht më kanë prekur shumë herë në jetën time, brengat e vajzave shqiptare. Ndoshta ju kujtohet që disa vite më parë, ndoshta isha rreth 30 vjeç, kam shkruar një vjershë shumë popullore në Shqipëri, "Mësueset e fshatit" që pak a shumë ka këtë ndjeshmëri. Nga udhëtimet e mia nëpër Shqipëri kam vënë re se vajzat shqiptare në mënyrë të veçantë kanë thithur një pjesë të brengës shqiptare, e kanë përballuar atë dhe në një tragjedi të tillë siç është internimi ato kanë pasur për pjesë një prej fateve më të hidhura të kombit shqiptar. Veç kësaj, kjo është letërsi dhe një shkrimtar nuk pretendon të bëjë enciklopedinë e vuajtjes, të dhimbjes ose të brengës. Ai lidhet me një pjesë të saj sipas ligjeve që dëfton letërsia.
Linda B., e penguara, ka për referencë një person real?
Siç e tregon edhe vetë titulli, libri flet për një pengesë, ose më mirë për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore, pengesën e krijon fati. Në këtë roman është shtruar një pengesë e një tipi të ri, më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. U kushtohet të gjitha vajzave shqiptare që kanë qenë në internim, u kushtohet të gjitha vajzave që kanë pësuar internimin dhe jo një emri apo një tjetri. Pak a shumë ky është një fiction, një vepër letrare dhe nuk do të ndalemi në gjëra që dihen prej vitesh. Letërsia nuk ka ndonjë detyrim faktik ndaj jetës.
Kjo periudhë është cilësuar si kulmi i krijimtarisë suaj, ndërkohë që kemi edhe një kolanë të quajtur testament...
Unë nuk besoj se jam në kulmin e krijimtarisë, pavarësisht se zakonisht kjo thuhet për t‘i bërë qejfin një shkrimtari. Nga ana tjetër është njerëzore, por që të jem realist nuk është rasti im.
Përveç "E penguara", a ka botime të tjera të panjohura në kolanën prej 20 vëllimesh?
Po, në kolanë ka disa vepra të pabotuara dhe të panjohura më parë. Ka një roman të tërë, veç romanit "Aksidenti", ka dhe një vepër tjetër sui generis, një lloj vepre eksperimentale midis një projekti për film ose për një pamje tjetër të artit, për një art tjetër. Kështu e kam quajtur unë dhe me këtë eksperiment letrar mbyllet kolana.
Si ndihet një shkrimtar mes lexuesit të vet, qoftë edhe një lexuesi shumë të ri?
Lexuesi i vendit tënd zë gjithmonë një vend të veçantë, pavarësisht se mund të kesh lexues nga dhjetëra vende. Është ai që të ka lexuar i pari, ku së pari ka lindur vepra jote dhe vetvetiu në mënyrë të pashmangshme e të natyrshme zë vendin bazik në morinë e lexuesve botërorë. Kjo nuk do të thotë se patjetër është më i rëndësishmi, por është gjithmonë i veçantë. Mund të jetë më i paktë se të tjerët si numër, mund të jetë më i rëndësishëm se të tjerët, por vendin e veçantë e ka të siguruar gjithmonë. Unë nuk jam në gjendje të dalloj lexuesin e ri nga të vjetrit, lexuesi gjithmonë ka një vazhdimësi, ashtu si edhe jeta njerëzore ka një vazhdimësi.
A do të vazhdoni t‘i ktheheni diktaturës në veprat tuaja?
Jo, nuk besoj se do t‘i kthehem më kësaj teme. Nuk e di, nuk dua të jap një përgjigje përfundimtare, por nuk kam menduar ndonjë gjë tjetër.