E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guvernatori Fullani: Rritja e cmimeve ka prekur të varfërit

TIRANE-Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e cmimit të ushqimeve dhe karburanteve është pasojë e ecurisë së bursave ndërkombëtare dhe është ndjerë nga konsumatorët shqiptarë dhe vecanërisht nga të varfërit. Sipas guvernatorit Ardian Fullani kjo situatë pritet të jetë e përkohsshme dhe nuk do të ndikojë te inflacioni, tregues që sipas bankës qendrore do të qëndrojë brenda obejtkivit të parashikuar

“Mallrat ushqimorë dhe nafta kanë pasur një rritje të ndjeshme cmimesh, si pasojë e rritjes së cmimeve në tregjet botërore. Këta faktorë kanë dhënë një kontribut prej 80% në formimin e shifrës së inflacionit. Rritja e cmimeve të produkteve bujqësore ka prekur më shumë shtresën e varfër të shoqërisë shqiptare. Banka e Shqipërisë në të gjitha projeksionet e saj të së ardhmes ka tashmë inkuadruar ndikimin e rritjes së cmimeve dhe njëkohësisht do jetë mjaft e vëmendhashme për efektin e raundit të dytë të këtyre cmimeve",- deklaroi Fullani.

Kreu i Bankë së Shqipërisë ka njoftuar edhe përsa disa masa që ka marrë këshilli mbikëqyrës për të ulur cmimet e ofruara nga bankat për produktet në lekë.

“Cmimi i disa produkteve në monedhën vendase ka vend për tu rregulluar. Për produktet që Banka e Shqipërisë i jep sistemit bankar shqiptar nëpërmjet sistemit të kleringut për pagesat e vogla dhe të mëdha për të cilat Banka e Shqipërisë vë një kufi, i cili do të shërbejë si një tavan për cmimet që sistemi bankar i transmeton konsumatorit”,- theksoi Fullani.

Në analizën që Banka e Shqipërisë i ka bërë ekonomisë ka vlerësuar se, kushtet e kreditimit mbeten të shtrënguara. Ndrëkohë që konsumi dhe invetsimet private janë ende të ulëta
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Guvernatori Fullani: Cmimet po rriten investimet të ulëta

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›