E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parandalohet vrasja e një të riu, në pranga autori

TIRANË- Policia e Tiranës parandaloi në mesditë vrasjen e një të riu , ndërsa ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, 21 vjeçarin Esqerim Ozuni, banor i Tiranës.
Zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini konfirmoi se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 të ditës së mërkurë, pranë Tregut “Çam” në kryeqytet prane shkolles "Kristofor Kristoforidhi", kur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve, ngjarja ka degraduar në të shtëna arme.
Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje, mundi të parandalonte vrasjen e 21 vjeçarit Ferzio Kanani, si dhe arrestimin e Esqerim Ozuni, ndaj të cilit rëndon akuza e "vrasjs së mbetur në tentativë”. Dyshohet se ngjarja qe perhapi panik ne zone ka ndodhur per motive te dobeta.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Parandalohet vrasja e një të riu, në pranga autori

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›