E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guvernatori i Arizonës, tjetër ligj kundër emigrantëve

Këshilli i qytetit të Los Anxhelesit ka votuar për bojkotimin e bizneseve me Arizonën duke shënuar reagimin më të fortë kundër ligjit të ri për emigrimin. Anëtarët e këshillit kanë rënë dakord për të ndaluar cdo udhëtim në Arizonë si dhe për të evituar nënshkrimin e kontratave të reja me firmat shtetërore. Një muaj më parë Arizona ka aprovuar një ligj ku policisë së shtetit i lejohet të hetojë si dhe të shoqërojë në rajon cdo person që duket se qëndron në vend në mënyrë të paligjshme.

Protestues të shumtë kanë organizuar një manifestim dhe janë shprehur se ligji i ri mbështet profilizimin racial. Por dhe qytete të tjera e kanë kundërshtuar këtë ligj dhe dhjetëra mijëra protestues në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i janë bashkuar kësaj proteste. Kryebashkiaku i Los Anxhelesit pritet të aprovojë vendimin e marrë nga këshilli i qytetti. Një gjë e tillë do të thoshte një anulim të kontratave të udhëtimit që do të kapnin vlerën e 8 milion dollarëve. Los Angeles është qyteti i dytë më i madh në vend dhe 39 për qind e popullsisë së tij janë shtetas të huaj, pra që nuk kanë lindur në territorin amerikan.

Dorina Gusmari

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›